Në Angli janë të sigurt, ja kush do ta zëvendësojë Konten te Çelsi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2017 | 10:38

Në Angli janë të sigurt, ja kush do ta zëvendësojë Konten te Çelsi

Karlo Ançeloti do të rikthehet te Çelsi. Javën e kaluar ishte “The Sun” që jepte siguri mbi lajmin, ndërsa ditën e djeshme e ka konfirmuar “Daily Record”, duke shpjeguar që zyrtarizimi mund të vijë përpara fundit të sezonit. Ish-trajneri i Bajernit të Mynihut, i shkarkuar nga kampionët e Gjermanisë, do marrë vendin e bashkëkombësit Antonio Konte, i cili vitin e kaluar i drejtoi blutë drejt fitores së titullit, por që, sipas shtypit britanik, është në “krisje” me presidentin Roman Abramoviç.

Anceloti dhe Konte

Mes tyre ka pasur takime të ndryshme dhe çështja, nënvizon tabloidi anglez, nuk është më “nëse”, por “kur” Ançeloti do rikthehet në Londër, ku ishte larguar nga Abramoviç, pavarësisht fitoreve të Premier Ligës, Superkupës dhe Kupës së Anglisë në vitin e parë.

Konte

Manjati rus duket të jetë penduar për atë zgjedhje dhe ka parë te ish-mesfushori i Romës dhe Milanit njeriun e duhur për të kaluar te një menaxhim më i moderuar, krahasuar me atë të Kontes që, sipas mediave britanike, nuk gëzon një raport të mirë me lojtarët, çka është pikërisht një pikë force e Ançelotit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"