Ndjesa nuk mjafton, Lila përfundon në stol pas videos për priftin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2017 | 17:15

Ndjesa nuk mjafton, Lila përfundon në stol pas videos për priftin

Incidenti me priftin grek nuk ka kaluar pa pasoja në fushën e lojës për Andi Lilën.

Lila PAS Janina

Mesfushori i Kombëtares, i cili në ndeshjet e fundit ka qenë titullar te PAS Janina, sot u la në stol në barazimin 1-1 kundër Ksanthit në shtëpi.

Edhe pse gjithçka u sheshua pas takimit mes lojtarit dhe klerikut ortodoks, duket se ngjarja e javës së shkuar ka ndikuar në vendimin e trajnerit Petrakis.

Llullaku Astana

Ndërkohë, Azdren Llullaku e nisi titullar, por u zëvendësua në minutën e 74-t të ndeshjes së fituar nga Astana 2-1 me përmbysje në fushën e Shaktar Karagandit.

Llullaku Astana 3

Falë këtij suksesi, kampionët në fuqi ngjiten në vendin e katërt pas katër javësh, tri pikë larg kreut.

Llullaku Astana 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"