“Ndaj Sllovenisë vetëm për tre pikët, e mendojmë vendin e dytë”, Çelhaka: Kosova? Duhet vlerësuar, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2021 | 11:54

“Ndaj Sllovenisë vetëm për tre pikët, e mendojmë vendin e dytë”, Çelhaka: Kosova? Duhet vlerësuar, por…

Shqipëria U-21 do të zhvillojë ditën e nesërme ndeshjen e parë ndaj Sllovenisë në transfertë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023. Skuadra është grumbulluar që prej ditës së diel në qytetin e Durrësit, ku po stërvitet intensivisht, teksa pritet që ditën e sotme të niset drejt Sllovenisë. Në prag të kësaj sfide, në një konferencë për mediat kanë dalë diten e sotme dy futbollistët, Jurgen Çelhaka dhe Jorgo Pëllumbi, të cilët kanë folur në lidhje me ndeshjet që Shpresat do të zhvillojnë këto ditë.

JURGEN CELHAKA

Jurgen Çelhaka shprehet se grupi gëzon harmoni të plotë, teksa shprehet se drejt Sllovenisë kuqezinjtë do të nisen me qëllimin për të marrë tre pikët dhe se fokusi për momentin është vetëm te ndeshja e parë.

Ai flet edhe për synimet e skuadrës për të arritur vendin e dytë si dhe objektivat për të ardhmen e tij në aspektin personal.

Forma e skuadrës – Skuadrën e shikoj shumë mirë. jemi të gjithë lojtarët, kjo është e rëndësishme. Nuk kemi probleme shëndetësore, as dëmtime. E shikoj grupin në harmoni, pasi vijmë nga dy fitore të rëndësishme që kemi marrë dhe shpresoj të vazhdojmë aty ku e kemi lënë.

Fitorja me Slloveninë dhe objektivat për ndeshjen – Është e vërtetë që kemi marrë një tre pikësh me shumë vlerë me Slloveninë, kur kemi luajtur në shtëpinë tonë. Por të gjithë ata që e kanë parë ndeshjen, e kanë parë që kemi vuajtur shumë për ta marrë atë tre pikësh. Është një ekip shumë i fortë. Nëse e vlerësojmë siç e vlerësuam këtu në Shqipëri, besoj se do t’i marrim tre pikët edhe aty. Ky është qëllimi jonë.

Kosova? – Është një ekip që duhet vlerësuar. Ka lojtarë shumë të mirë, por ne jemi më shumë të fokusuar te Sllovenia, pastaj do mendojmë ndeshjen e radhës.

A e mendojmë vendin e dytë? – Normalisht që e mendojmë. Kemi marrë 9 pikë, kemi fituar ndaj Sllovenisë, kemi një grup me lojtarë shumë cilësorë, si individualisht, por edhe si grup. Do e synojmë vendin e dytë deri në fund.

Ecuria me klubin – Deri tani mirë. nuk kam minutat e nevojshme pasi dihet që kam bërë një transfertë nga Shqipëria, por mendoj se po përshtatem shumë mirë. Për momentin jam i fokusuar te Kombëtarja, të ndihmoj ekipin Kombëtar që të arrijë objektivat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"