Mungon Atanaskoski, kthehet Hadroj për Partizanin kundër Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2024 | 19:37

Mungon Atanaskoski, kthehet Hadroj për Partizanin kundër Tiranës

Partizani nis sot përgatitjet për derbin e së dielës kundër Tiranës në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”.

PARTIZANI

Dëmi i vetëm kolateral i fitores me Dinamon për të kuqtë është pezullimi i Atanaskoskit. Mbrojtësi u ndëshkua me kartonin e katërt të verdhë në derbin e së shtunës me blutë dhe do të duhet të mungojë në një derbi akoma më të zjarrtë, atë me Tiranën. Me shumë mundësi në vend të tij Shehi do të luajë me Buxhelajn.

Nga ana tjetër, “demat” pritet të kenë të gatshëm Andi Hadrojn, i cili vuan një problem muskulor. Sot ai pritet të stërvitet me grupin dhe para ndeshjes me siguri do të jetë tërësisht i gatshëm për ta nisur ndeshjen nga minuta e parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"