Moviola në Bylis-Laçi/ Goli e kaloi vijën, por Shahini gaboi me Grecën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2020 | 20:55

Moviola në Bylis-Laçi/ Goli e kaloi vijën, por Shahini gaboi me Grecën

Bylisi mposhti Laçin ditën e djeshme në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, duke hedhur kështu një hap drejt çerekfinales. Megjithatë as në këtë ndeshje, rastet e kontestueshme nuk munguan.bandicam 2020-01-30 15-29-00-311

58’ Greca shmang Hadrojin, por pasi futet në zonë, ndalet prej Shkallës. Mbrojtësi i Bylisit prek vetëm këmbën e sulmuesit. Në një kohë që Laçi pret penallti, kryesori i tregon vetëm të verdhin për simulim. Vendim i gabuar i Klodian Shahinit.

65’ Irlian Ceka kishte një mundësi kundërsulmi, por anësori ngre flamurin. Vendim i gabuar, pasi pozicioni ishte i rregullt.

68’ Murataj harkon nga këndi dhe Shkalla godet me kokë. Topi pasi prek dorën e Domgjonit, kalon vijën fatale, pavarësisht përpjekjes së Stazhillës për ta larguar. Ka kontestime, por arbitri sinjalizon gol. Vendimi është i drejtë, të paktën duke iu referuar pamjeve. Sa i përket prekjes së topit me dorë, në momentin që ka gol, zhvlerësohet edhe faulli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"