MOVIOLA Inter-Napoli/ Penalltia dhe goli, vendime të drejta të arbitrit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2021 | 8:34

MOVIOLA Inter-Napoli/ Penalltia dhe goli, vendime të drejta të arbitrit (VIDEO)

Inter-Napoli ishte një nga ndeshjet më të vështira për t’u menaxhuar për nga rëndësia, por duket se Valeri dhe asistentët, në bashkëpunim me VAR-in ia kanë dalë ta bëjnë si duhet.

calha

Rasti i parë i dyshimtë ishte penalltia e dhënë në favor të Interit. Pas goditjes së Barelës, topi ka prekur dorën e Kulibalisë në zonë, por Valeri duke e konsideruar si dorë të ngjitur me trupin nuk ka akorduar penallti.

Ndeshja është ndërprerë nga VAR-i dhe pas rishikimit arbitri ka sinjalizuar 11-metërshin, një vendim i saktë duke parë pozicionin. Një tjetër rast në të cilën u desh vendimi i arbitrit ishte në rastin e golit të Perisiçit, me topin që e kishte kaluar vijën fatale pavarësisht largimit të Ospinës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"