Moviola Egnatia-Laçi/ Penallti të drejta, por mungon një karton i kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2024 | 21:37

Moviola Egnatia-Laçi/ Penallti të drejta, por mungon një karton i kuq

Ishin 3 episodet e diskutueshme gjatë ndeshjes Egnatia-Laçi, e cila u gjykua nga Eldorian Hamiti.

var egnatia laci

35’ –Ndreca godet dhe topi përplaset në dorën e Manellarit. Hamiti akordon faull për kurbinasit, më pas sheh pamjet në VAR dhe jep penallti.

67’ –Ndërhyrje e Dylis në zonë ndaj Myrtës. Hamiti jep 11-metërsh për Laçin dhe duket vendim i drejtë, pasi ka kontakt.

90’ –Barjamaj godet me taka nga prapa Ibrahimoglu dhe ndëshkohet me të verdhë. Hamiti sheh pamjet në VAR, por nuk ndryshon mendim, duke gabuar, pasi goditja është e qëllimshme dhe meriton të kuq.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"