Moviola e Skënderbeu-Vllaznia/ I drejtë i kuqi, pretendimi i Dean Liços për t’u riparë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2023 | 12:50

Moviola e Skënderbeu-Vllaznia/ I drejtë i kuqi, pretendimi i Dean Liços për t’u riparë (VIDEO)

Ndërhyrje e gabuar Prençit ndaj Grudës në minutën e 36-të që po i drejtohej portës, pasi fitoi duelin me Ramos. Duke qenë lojtar i fundit gjyqtari nxjerr kartonin e kuq për mbrojtësin e Skënderbeut.

48878

Vendimi i gjyqtarit, i ashpër, por i drejtë. Korçarët pretendojnë dy herë për penallti. Fillimisht në pjesën e parë një kontakt në zonë mes Salës dhe Rashicës në minutën e 5-të të takimit. Nga pamjet nuk duket se kemi të bëjmë me 11-metërsh. (VIDEO)

Në minutën e 79-të Liço i kalon topin mes këmbëve Stojanoviç e pastaj rrëzohet teksa shtyn topin para duke kërkuar penallti për kontakt me Juriç. Gjyqtari e ndëshkon për simulim.

Vendim i diskutueshëm nga pamjet që u ofruan gjatë ndeshjes, sepse nuk duket qartë nëse lojtari i Vllaznisë e ka penguar apo jo. Ndoshta pamjet në VAR kanë qenë më të qarta, por kjo mbetet për t’u parë. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"