Moviola e Laçi-Partizani/ Xhaja i saktë te penalltia, për të kuqin i duhet VAR-i (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2024 | 8:39

Moviola e Laçi-Partizani/ Xhaja i saktë te penalltia, për të kuqin i duhet VAR-i (VIDEO)

Ndeshja e së shtunës mes Laçit dhe Partizanit në stadiumin e kurbinasve u gjykua nga Juxhin Xhaja, i cili gaboi në një moment në fushë, por mori asistencën e duhur nga Beqiraj në VAR.gff

17’ Cara ndërhyn direkt me takë ndaj Kurtit në mesfushë, duke e lënë të dëmtuar mbrojtësin e Laçit. Xhaja akordon karton të verdhë, por pasi thërritet nga VAR-i për ta rishikuar rastin, me të drejtë nxjerr të kuqin, duke përjashtuar sulmuesin e Partizanit. (VIDEO)

33’ Preka devijon topin me krah në zonë, por Xhaja vijon lojën. Afërsia me topin dhe dora e mbyllur i japin të drejtë gjyqtarit.

44’ Melo rrëzohet në zonë në një duel me Sotën. Braziliani kthen kokën nga gjyqtari, që vijon lojën. Më së shumti duket si një duel trup më trup, me brazilianin, që ka tentuar të “vjedhë” 11-metërsh. (VIDEO)

51’ Laçi shënon golin e barazimit pas një aksioni të shpejtë. Pozicioni i Mjakit duket i dyshimtë, por VAR-i shuan dyshimet me vijën virtuale. Lojtari i Laçit “shpëton” për pak centimetra. (VIDEO)

63’ Sobouale rrëzohet në zonë në një kontakt me Mikuliç. Sulmuesi i Laçit pengohet me këmbë nga kroati, i cili nuk vendoset si duhet. Naivitet i mbrojtësit, me anglezin , që ia “vjedh” momentin. Xhaja e akordon direkt, duke vepruar saktë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"