Moviola e Kukësi-Teuta/ Topi përplaset me murin, durrsakëve i mohohet një penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2022 | 17:24

Moviola e Kukësi-Teuta/ Topi përplaset me murin, durrsakëve i mohohet një penallti

Kukësi-Teuta u zhvillua në fushën asnjanëse të “Loro Boriçit” para një minimumi të pranishmish.

teuta kukesi

Ndonëse pa trysni, nuk ka munguar edhe një rast për moviolë në këtë takim, që u gjykua nga kryesori Juxhin Xhaja, ndërsa në VAR ishin Olsid Ferataj dhe Ani Koçiaj.

Në minutën e 57-të kemi një pretendim për penallti për Teutën. Goditje dënimi për durrsakët dhe muri mbrojtës i Kukësit është brenda zonës.

Gjuan Aleksi, topi devijohet nga bërryli i hapur i një mbrojtësi në mur. Rasti shikohet edhe me VAR, por çuditërisht “xhaketat e zeza” në fushë dhe në VAR nuk shikojnë dorën e hapur të mbrojtësit të Kukësit. Pamjet tregojnë se kemi të bëjmë me një penallti të mohuar për Teutën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"