Moviola e Kukësi-Skënderbeu/ E saktë penalltia për korçarët, kontestime nga verilindorët për dy raste

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2024 | 17:31

Moviola e Kukësi-Skënderbeu/ E saktë penalltia për korçarët, kontestime nga verilindorët për dy raste

Ndeshja u gjykua nga kryesori Indrit Myrtja dhe pati tri raste kyçe: penalltinë në favor të Skënderbeut, një pretendim për penallti të Kukësit dhe golin e anuluar për vendësit në fund.

bandicam 2024-04-19 16-02-49-810

31’ Hasaj tregohet i pakujdesshëm dhe shkel Jurin sapo braziliani i Skënderbeut hyn në zonë. Nuk ka dyshime për Myrtjan, 11-metërsh për Skënderbeun. Vendim i drejtë nga shkodrani.

45+2’ Ka një pretendim nga ana e kuksianëve për penallti, për një shtyrje të Liços ndaj Solodovnikov në zonë, pas krosit nga këndi. Gjyqtari Myrtja vazhdon lojën dhe VAR-i nuk ndërhyn. Kontakti është, por pamjet nuk janë shumë të qarta për të kuptuar a mjafton për penallti.

87’ Një topi i rikuperuar në mesfushë shndërrohet në një mundësi të mirë për Kukësin. Solodovnikov pason për Fejzajn, që godet tokazi dhe e çon topin në rrjetën e Alias. Goli anulohet më pas nga gjyqtari pas sinjalit të marrë nga VAR-i, që sheh një pozicion jashtë loje të sulmuesit moldav, edhe pse milimetrik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"