“Moratin e quaja baba”, Samuel Eto: Shkëmbimi me Ibrën, operacioni më i bukur i Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2023 | 12:27

“Moratin e quaja baba”, Samuel Eto: Shkëmbimi me Ibrën, operacioni më i bukur i Interit

Samuel Eto mbërriti në verën e 2009-ës në Milano për të udhëhequr Interin te tripleta e vitit 2010, pas një shkëmbimi të tij me Ibrahimoviçin, me kamerunasin që ka treguar edhe përjetimet e atij transferimi.

FC-Internazionale-Milano-vs-AS-Bari-Serie-A-20092010-1540996390-e1540996435877

“Morati më ka dhënë një mundësi për të cilën do t’i jem gjithmonë mirënjohës, që i lejoi atij dhe Interit të kryenin operacionin më të bukur të historisë zikaltër dhe mua të lija gjurmë në këtë histori. Kur mbërrita në Milano i thashë ‘baba’ Moratit, siç e quaja unë, të më linte dy vite kohë dhe unë do t’i sillja Champions-in. Ndodhi që në vitin e parë”, tregoi ish-sulmuesi zikaltër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"