Mesfushori rrëfen debutimin fantastik me durrsakët. Lloci: Besoni te vetja, ja si firmosa me Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2024 | 16:30

Mesfushori rrëfen debutimin fantastik me durrsakët. Lloci: Besoni te vetja, ja si firmosa me Teutën

Matias Lloci, 23-vjeç, i lindur në Belgjikë, i formuar në Akademinë e KAA Gent, pas një fillimi jo të suksesshëm në futbollin profesionist, aktivizohet vetëm në ligat e ulëta të Belgjikës. Në Durrës, Lloci njihet nga të gjithë për fjalët e pakta që flet pas ndeshjeve, edhe pse shënoi dy herë ndaj Tiranës.

matias lloci

Pas barazimit në Durrës ndaj Tiranës, në një intervistë për “Panorama Sport”, ka shprehur gëzimin e tij për dy golat e parë, të shënuar për skuadrën e Teutën në ndeshjen e tij të parë.

Matias e kishit menduar një debutim të tillë?

Është e pabesueshme, çfarë debutimi! Jam shumë i lumtur që shënova dhe nuk dolëm pa pikë. Ishte e rëndësishme të mos merrnim humbje, pasi vetëm kështu do të jemi më pranë objektivave sezonale. Nuk dua të ndalem më, jam i lumtur.

Mendoni se meritonit më shumë se një pikë në këtë duel?

Duke parë mënyrën si rrodhi ndeshja, mund të them se kemi humbur shumë raste para portës, qoftë për të shënuar edhe golin e tretë pas barazimit. Megjithatë ky është futbolli, edhe pse në disa këndvështrime jo të gjithë mund të biem dakord. Ne hyjmë në fushë për të marrë gjithmonë maksimumin, duke parë edhe kundërshtarin që kemi përballë.

Pavarësisht se ishe në provë në dy ekipe, asnjëri nuk pati besim te ju, ndërsa Teuta ju besoi dhe ju ofroi një kontratë. Si e shihini këtë?

Unë nuk u dorëzova kurrë, dhe tani do të përpiqem të tregoj vlerat e mia. Unë e them, se ky është një shembull i mirë,që të rinjtë sot të mos demoralizohen. Të gjithë duhet ta ndjekin ëndrrën e vet për t’u bërë futbollistë profesionistë. Padyshim, që i jam falënderues Teutës që më dha mundësinë të jem në gjirin e tyre.

Si po ndiheni në Durrës, si ju kanë pritur dhe çfarë ju thanë shokët pas ndeshjes?

Qytet i mrekullueshëm dhe njerëztë mrekullueshëm, që në ditët epara më kanë pritur ngrohtë. Këtujanë të gjithë djem shumë të mirëdhe më kanë afruar duke ma bërëmë të lehtë ambientimin tim. Tëgjithë çunat më uruan edhe methanë të vijoj kështu. Pa ndihmëne tyre unë s’do e kisha kaq tëlehtë. Jemi një familje.

Cilat janë synimet tuaja përtë ardhmen?

Të ndihmoj sa më shumë ekipinpër të arritur objektivin tonë për sezonin. Dua të ruaj këtë ecuri tëmirë dhe në fund të jemi të gjithëtë lumtur.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"