Mesfushori Kasaj lë Korabin pa shpresa: Në Ballsh e pret humbja, Bylisi e mbyll i pari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2024 | 14:37

Mesfushori Kasaj lë Korabin pa shpresa: Në Ballsh e pret humbja, Bylisi e mbyll i pari

Ballshiotët e kanë përqendruar gjithë vëmendjen te sfida e së shtunës me Korabin, ndërsa lojtarët titullarë japin garanci duke synuar pikët maksimale në këtë takim shtëpie. Dy fitoret e fundit kundër Kastriotit dhe Lushnjës i kanë dhënë tjetër temp skuadrës në këto javë të fundit.

kasaj bylis

Në një prononcim për “Panorama Sport”, mesfushori Ervis Kasaj u shpreh se Bylisi e ka kaluar momentin “jo”. Sipas tij, ekipi ka çaluar në disa takime, sidomos jashtë e kanë pasur fajin edhe terrenet. “Në dy javët e fundit kemi bërë mirë, madje duke fituar me lojë bindëse si kundër Kastriotit ashtu edhe ndaj Lushnjës. Patjetër këtë gjë e synojmë edhe me Korabin. “I vlerësojmë dibranët, por në Ballsh ata i pret humbja, sepse nuk do të ndalemi më deri në fundin e garës.

Bylisi ka bërë disa hapa fals, por edhe fati nuk ka qenë me ne. Në disa transferta, në Krujë, Burrel apo dhe Peshkopi kemi humbur, pasi  terrenet nuk kanë qenë të mira. Megjithatë, jemi në rrugë të mbarë dhe kam besim se do ta kalojmë Elbasanin, madje dhe këtë gjë e dinë edhe ata sepse ia kanë frikën Bylisit. Ne kemi kryesuar për 7 muaj, kështu që kam besim se në fund do të jemi të parët. Po punojmë dhe grupi po kalon një formë të mirë dhe javët e fundit do të flasin për Bylisin.

Nga ndeshjet e mbetura kërkohen vetëm trepikëshat. Ftoj tifozët që në sfidën e fundjavës me Korabin të vijnë dhe të na mbështesin, sepse nuk do t’i zhgënjejmë. Pritet një Bylis spektakolar, duke demonstruar një futboll të bukur dhe pse jo të fitojmë me goleadë”, u shpreh mesfushori Ervis Kasaj. Bylisi ka punuar dje me një tjetër program, pasi një pjesë e lojtarëve janë aktivizuar me skuadrën U-21, për të marrë minuta dhe për të qenë në formën e tyre më të mirë të shtunën, në sfidën kundër Korabit.

ERJON SALIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"