Marseja fitoi ndeshjen me golin e Canës, por tani meritën e marrin femrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2018 | 10:39

Marseja fitoi ndeshjen me golin e Canës, por tani meritën e marrin femrat

Një nga golat që Lorik Cana nuk do ta harrojë kurrë në karrierën e tij ka qenë ai me Marsejën kundër PSG-së. Ishte goli i parë me fanellën e Marsejës dhe pikërisht kundër ish-skuadrës së tij, vetëm pak muaj pasi ishte transferuar nga parisienët te rivalët e përjetshëm, Marseja.

1200px-Lorik_cana

Ngjarja ka ndodhur më 16 tetor të vitit 2005, kur Marseja fitoi ndeshjen me rivalin direkt 1-0, pikërisht me gol të shqiptarit në minutën e 78-të. Gjatë një goditjeje standarde, Cana kërceu më shumë se të gjithë me kokë dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Por çfarë ka ndodhur pas 13 vitesh? Media franceze, duke u bazuar edhe te rrëfimi i ish-futbollistit të PSG-së në atë ndeshje, Kristof Landrin, zbardh se ka pasur disa prapaskena shumë interesante.

17695

NGJARJA – Në përfundim të asaj ndeshjeje, lojtarët e skuadrës së kryeqytetit francez kanë deklaruar se në dhomat e zhveshjes u kishin hedhur amoniak dhe e kishin të pamundur të qëndronin aty.

Si pasojë u është dashur të ndërrohen në korridor, por edhe aty janë shpërqendruar nga një prej tifozeve më të nxehta të Marsejës, aktorja dhe modelja franceze, Klara Morgan.

clara_O_M

Ajo, së bashku me një mikeshën e saj kishin provokuar lojtarët e PSG-së falë veshjeve të tyre. Kristof Landrin, ish-lojtari i PSG-së, ka thënë: “Humbëm përqendrimin teksa po zhvisheshim dhe pamë modelen në korridor. E dinim pa hyrë akoma në fushë që loja s’do të ishte në favorin tonë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"