“Luajtëm më mirë se Partizani”, Armando Cungu pas barazimit me “demat”: Fajtor te humbja e penalltisë jam unë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2024 | 17:42

“Luajtëm më mirë se Partizani”, Armando Cungu pas barazimit me “demat”: Fajtor te humbja e penalltisë jam unë

Laçi mori një barazim brenda në shtëpi përballë Partizanit me shifrat 1-1. Pas ndeshjes, trajneri i kurbinasve, Armando Cungu shprehet i zhgënjyer nga rezultati, sepse pretendonte 3 pikët.

bandicam 2024-03-30 17-17-09-809

“Natyrshëm që është mëkat, luajtëm më mirë se Partizani, krijuam raste. Në rastin e kartonit të kuq, menduam se fituam ndeshjen por bëmë gabim dhe pësuam gol. U bë e dyta herë edhe me Egnatian që nuk po arrijmë me penallti të shënojmë, ndoshta duhet me seriozitet tek lojtarët që shkojnë të topi.

Unë mendoj që është shumë e fortë dhe e vështirë deri në fund të sezonit, Laçi ka moshë të re në gjirin e saj, aspekti psikologjik ka ndikuar te marrja e 3 pikëshit.

Është shumë e thjeshtë, shpesh herë lojtarët që janë në inferioritet numerik bëhen më të përgjegjshëm në aspektin mbrojtës. Unë i kërkova lojtarëve që duhet të ishim më të kujdesshëm, ne gjetjen e hapësirave, gjë që nuk e bëmë. Nuk e di pse i futëm një marsh mbrapa në momentin që mori Partizani të kuqin.

Ujka ka qenë i caktuar përpara për të gjuajtur penalltinë. Unë e gjykova të arsyeshme, ka kualitet me topin, ka goditje të mirë, ka pasim të mirë, mendoj se në çdo ekip të botës ndodh kjo. Ndoshta duhet të ishim me të përqendruar/ Nëse do ishte kush fajtor aty mendoj se do isha unë.

Kjo situatë e rënduar ka lënë një gjurmë psikologjike, ekipi luajti më mirë se Partizani, e kërkojmë shumë fitoren por nuk vjen. Ndoshta është çështje fati, 14 barazime ndoshta është agoni, shpresoj që kjo fitore të vijë sa më shpejt”,- tha Cungu për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"