Lorik Cana, drejt pankinës te Lacio

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2014 | 13:58

Lorik Cana, drejt pankinës te Lacio

Tare dhe CanaLorik Cana do të ketë konkurrencë të fortë te Lacio në sezonin e ri. Kapiteni i Kombëtares shqiptare nuk e ka fituar asnjëherë epitetin e titullarit fiks, duke luajtur kohë pas kohe nga minuta e parë, por ka ditur më shumë të përfundojë në pankinë. E njëjtë situatë, sipas të gjitha gjasave, do të jetë edhe sezonin e ardhshëm. E përditshmja italiane “Il Corriere dello Sport” e ka bërë një analizë, duke u marrë repart për repart, me lojtarët që mund të luajnë te “çelestët” në sezonin e ri. Përfaqësuesi shqiptar ka përfunduar si zgjedhja e tretë e mbrojtjes, pas dyshes De Vrij- Xhentileti, që pritet të startojë sezonin e ardhshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"