Lojtari i Shqipërisë në karantinë, media pranë klubit holandez: Janë infektuar me COVID-19 dy shokët e tij të kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2020 | 16:00

Lojtari i Shqipërisë në karantinë, media pranë klubit holandez: Janë infektuar me COVID-19 dy shokët e tij të kombëtares

Klubi holandez i Tuentes ka vendosur në izolim lojtarin e tij Lindon Selahin. Pasi ditën e djeshme klubi danez Velje konfirmoi se futbollisti i Shqipërisë Ylber Ramadani është infektuar me koronavirus gjatë udhëtimit për t’iu bashkuar kombëtares për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, tekniku Ron Jans nuk e ka grumbulluar mesfushorin Selahi për ndeshjen e djeshme me Fortuna Sitardin.

selahi
Por, ajo çfarë befason më tepër është se media pranë klubit holandez “twenteinsite.nl” raporton se te Shqipëria janë infektuar dy lojtarë gjatë grumbullimit.

21-vjeçari Selahi ishte thirrur nga trajneri Edi Reja për ndeshjet me Bjellorusinë (0-2) dhe Lituaninë (0-1). Sipas medias në fjalë, lojtari ka rezultuar negativ në testin për koronavirusin dhe nëse nuk shfaq simptoma, mund t’i bashkohet që nesër ekipit në stërvitje.

1111111111111

222222222
Faksimile e dy lajmeve të “twenteinsite.nl” për Lindon Selahin

Ramadani me COVID-19, danezët nxjerrin blof FSHF-në: U infektua me kombëtaren

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"