LIGA E EUROPËS/ Roma, Atalanta dhe Leverkusen festojnë kualifikimin në kohën e rregullt! Marseja u falet penalltive, ja rezultatet dhe golat (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2024 | 0:11

LIGA E EUROPËS/ Roma, Atalanta dhe Leverkusen festojnë kualifikimin në kohën e rregullt! Marseja u falet penalltive, ja rezultatet dhe golat (VIDEO)

U luajtën mbrëmjen e sotme 4 duelet e kthimit të raundit çerekfinal të Ligës së Europës. Koha e rregullt prodhoi plot 8 gola, me Romën, Atalantën dhe Bajern Leverkusen që festuan kualifikimin për në gjysmëfinale, ndërkohë që dueli mes Marsejës dhe Benfikës shkoi në shtesë, teksa francezët arritën të siguronin kualifikimi falë “ruletës” së penalltive, duke triumfuar me rezultatin 3-2 pas gjuajtjes së 11-metërshave. 

Liga e Europes

Roma e De Rosit triumfoi edhe në përballjen e sotme ndaj Milanit me rezultatin 2-1, ndërkohë që Atalanta pavarësisht disfatës 0-1 ndaj Liverpulit, për shkak të triumfit 0-3 në sfidën e parë arriti të siguronte një biletë për më tej.  

Barazim me shije kualifikimi edhe për Bajern Leverkusen në transfertë ndaj Uest Hem. Kampionët e saposhpallur të Bundesligës, iu falën triumfit 2-0 në shtëpi në takimin e parë, duke festuar kështu kualifikimin.  

REZULTATET:

ATALANTA-LIVERPUL 0-1 (3-0)

Salah 7′ (p)

Goli i Salah me penallti 0-1 (VIDEO) 

ROMA-MILAN 2-1 (1-0)

Mançini 12′, Dibala 22′ / Gabia 86′

Goli i Gabias 2-1 (VIDEO) 

Goli i Dibalës 2-0 (VIDEO) 

Goli i Mançinit 1-0 (VIDEO) 

OLIMPIK MARSEJË-BENFIKA 1-0 (1-2) (3 me 2 me penallti) 

Moumbagna 80′

Goli i Moumbagna 1-0 (VIDEO) 

UEST HEM-BAJER LEVERKUSEN 1-1 (0-2)

Antonio 13′ / Frimpong 89′

Goli i Firmpong 1-1 (VIDEO) 

Goli i Antonio 1-0 (VIDEO) 

** Me ngjyrën blu skuadrat e kualifikuara

* Në kllapa rezultatet e sfidave të para 

FORMACIONET ZYRTARE

ATALANTA-LIVERPUL

sdffdsdsffdsfdsfsdfsd

ROMA-MILAN

sadsdasdadsadsasads

OLIMPIK MARSEJË-BENFIKA

asdsaddsadsaadsadsadsads

UEST HEM-BAJER LEVERKUSEN

asdsaddsaadsadsasdsadsaddsa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"