KATEGORIA E DYTË/ Besëlidhja kryesuese mban distancën me 1 pikë ndaj Valbonës, mësoni të gjitha rezultatet e grupit A (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2024 | 23:23

KATEGORIA E DYTË/ Besëlidhja kryesuese mban distancën me 1 pikë ndaj Valbonës, mësoni të gjitha rezultatet e grupit A (Video)

Nuk ka ndryshuar renditja në Kategorinë e Dytë sa i takon Grupit A edhe pas javës 20-të, sidomos me dy ekipet e kreut, ku i ndan vetëm 1 pikë.

kategoria-e-dyte

Besëlidhja kryesuese fitoi 0-3 në transfertë ndaj Adriatikut, duke mbajtur distancën ndaj vendit të dytë me 1 pikë, por lezhjanët kanë një ndeshje më shumë dhe do të jenë pushim një javë.

Valbona vuan ndaj Ilirisë, por merr tri pikë me shumë vlerë, duke besuar në objektivin final, ngjitjen në Kategorinë e Parë. Tropojanët gjetën golin e vetëm në pjesën e dytë dhe e ruajtën avantazhin deri në fund.

REZULTATET 

ADRIATIKU-BESËLIDHJA 0-3

Pergjoni 14′, Danaj 29′, Dibra 73′

VALBONA-ILIRIA 1-0

Diogo Da Silva 47′

VIDEO GOLI I DIOGO DA SILVA

TËRBUNI-VELEÇIKU 4-1

Xhahysa 52′, Gjini 58′, Kacubela 65′, Dine 84’/ Banushaj 73′

GRAMSHI-MURLANI 2-0

Lice 4′, Shehi 45′

SOPOTI-ALBANËT 5-2

Goci 8′, Çota 12′, Reshka 66′, 82′, Tartari 68’/ Mohamed 76′, 87′

NAFTËTARI PUSHIM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"