Liga e Konferencës/ Sfida Iskra-Laçi, në Podgoricë do të vendosë drejtësi arbitri që u dënua në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2022 | 14:27

Liga e Konferencës/ Sfida Iskra-Laçi, në Podgoricë do të vendosë drejtësi arbitri që u dënua në Serinë A

Një treshe italiane me arbitër kryesor Luka Paireto do të gjykojnë ndeshjen e sotme mes Iskra Danilovgradit dhe Laçit, në stadiumin “DG Arena” në Podgoricë, në orën 21:00.

LUKA PAIRETO 1

Si asistentë do të jenë Stefano Alasio dhe Alesio Berti, të cilët gjithashtu janë emra të rëndësishëm të gjykimit në Serinë A italiane. 38- vjeçari Paireto është arbitër kryesor i ndeshjeve të elitës së futbollit italian që prej vitit 2013.

Pas 83 ndeshjeve të gjykuara në Serinë A, arbitri Paireto mori stemën e FIFA-s vetëm një vit më parë.

Më 3 maj të këtij viti, ai u bë protagonist i një gabimi në ndeshjen Specia-Lacio, ku edhe u pezullua një muaj nga aktivitetet.

Paireto vendosi të akordonte një gol në pozicion jashtë loje në favor të Lacios, duke e injoruar VAR-in.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"