LIGA E EUROPËS/ Short “ferri” për lojtarët shqiptarë, Milani shmang të mëdhatë. Ja çiftet e raundit të 1/8-ave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2024 | 22:22

LIGA E EUROPËS/ Short “ferri” për lojtarët shqiptarë, Milani shmang të mëdhatë. Ja çiftet e raundit të 1/8-ave

Liga e Europës ka mësuar fazën e 1/8-ave me shortin që u hodh në Nion të Zvicrës, me skuadrat që mësuan kundërshtarët e tyre për raundin tjetër.

liga e europes

Liverpuli do të ketë përballë Spartën e Pragës ku luajnë Tuci dhe Laçi, ndërsa Karabaku i Redon Xhixhës do të ndeshet me Bajer Leverkusenin.

Milani ka “peshkuar” Slavian e Pragës, ndërsa Atalanta e Gjimshitit do të ketë sfidën e vështirë me Sportingun e Lisbonës.

Skuadra tjetër e Lisbonës, Benfika do të ndeshet me Rejnxhërsin, teksa një duel interesant pritet ai mes Romës dhe Brajtonit.

Dy sfidat e tjera janë Olimpik Marsejë-Vijareal dhe Fraiburg-Uest Hem, të cilat gjithashtu premtojnë spektakël.

Sfidat e para do të luhen me datën 7 mars, ndërsa ato të kthimit një javë më pas.

SHORTI:

KARABAK – LEVERKUSEN

MILAN – SLAVIA PRAGA

SPORTING L. – ATALANTA

FRAIBURG – UEST HEM

BENFIKA – REJNXHËRS

ROMA – BRAJTON

OLIMPIK MARSEJË – VIJAREAL

SPARTA PRAGA – LIVERPUL

KOKA GRUPI

ATALANTA

LEVERKUSEN

BRAJTON

LIVERPUL

REJNXHËRS

SLAVIA PRAGA

VIJAREAL

UEST HEM

JO KOKA GRUPI

MILAN

BENFIKA

FRAIBURG

KARABAK

OLIMPIK MARSEJË

SPARTA PRAGA

SPORTING L.

ROMA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"