Lëvizjet e para në “kupolën” e klubit të Kategorisë së Dytë/ Ikën administratori, ja kush e zëvendëson

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2023 | 22:07

Lëvizjet e para në “kupolën” e klubit të Kategorisë së Dytë/ Ikën administratori, ja kush e zëvendëson

Vijnë lëvizjet e para në “kupolën” e Sopotit. Nga drejtimi është larguar Andri Çota, që kishte 6 vite në administrimin e ekipit.

SOPOTIIII

Postin e tij e ka marrë Ermir Sulollari. Futbollistët presin fillimisht të mbyllin hesapet për sezonin e shkuar, nga ku shumica e lojtarëve kanë ende pagën e fundit pa marrë. Në një komunikim të shkurtër që kanë pasur me administratorin e ri, kanë marrë garancinë që prisnin për zgjidhjen e problemeve të mbartura.

Ermir Sulollari - Administratori i ri i Sopotit

Ermir Sulollari – Administratori i ri i Sopotit

Nuk dihet se cilat do të jenë projektet e administratorit të ri në krye të librazhdasve, por premtimi i kryebashkiakut Mariglen Disha është i qartë. Do të ndërtohet një ekip pretendent, ndaj edhe buxheti do të jetë serioz.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"