Largohet Elvin Beqiri, Luan Zmijani merr drejtimin e kampionëve të Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2017 | 13:57

Largohet Elvin Beqiri, Luan Zmijani merr drejtimin e kampionëve të Vllaznisë

Luan Zmijani do të jetë trajneri i ri i ekipit U-19 të Akademisë “Vllaznia”. Ai rikthehet në këtë detyrë pas tri vitesh dhe duket se e ka marrë me shumë dëshirë. Në krah të tij është emëruar si zv.trajner Gjon Kola dhe së bashku prej ditës së djeshme ata kanë marrë zyrtarisht “timonin” e kuqebluve.

Zmijani

Në një prononcim për mediat, Zmijani shpreh kënaqësinë që rikthehet të punojë me moshat dhe premton të bëjë më të mirën për t’i çuar të rinjtë drejt suksesit. Vllaznia U-19 është në pritje të konfirmimit përfundimtar nga UEFA për marrjen pjesë në Ligën e Kampioneve të të rinjve, ndaj skuadra po punon intensivisht që të jetë gati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"