Largimi i Ademir, Laçi në merkato për mbrojtës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2017 | 17:53

Largimi i Ademir, Laçi në merkato për mbrojtës

Pas Idriz Mbombos, nga skuadra e Laçit ka pasur një tjetër largim gjatë ditës së djeshme. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të djathtë, por që mund të luante edhe si mesfushor, brazilianin Ademir Souza, i cili ka vendosur të rikthehet në vendin e tij. 32-vjeçari ka vuajtur nga një dëmtim në këtë gjysmë të parë të sezonit dhe është aktivizuar vetëm në pesë takime.

Laci

Për këtë arsye kanë qenë edhe drejtuesit kurbinas ata që kanë dashur të ndërpresin bashkëpunimin me futbollistin. Souza e njihte mirë Kategorinë Superiore, ku kishte luajtur edhe më parë edhe me Skënderbeun. Gjithsesi, largimi këtë herë nga futbolli shqiptar ishte i pashmangshëm dhe ai erdhi me marrëveshje, pasi lojtari ka marrë edhe lejekalimin pa asnjë pengesë nga drejtuesit, por edhe ai vetë nuk ka pasur pretendime.

Por, me largimin e tij, drejtuesit kurbinas janë në merkato për të gjetur një tjetër futbollist në krahun e djathtë të mbrojtjes, por edhe në qendër, pasi Gjoni, Qaqi dhe lojtari i ri, Duka, janë alternativat e vetme. Drejtuesit e klubit në bashkëpunim me trajnerin Mezani janë duke parë disa alternativa brenda dhe jashtë vendit, por gjithçka rreth merkatos do të zbulohet në muajin janar. Nuk përjashtohet mundësia që përforcimet që vijnë edhe nga jashtë vendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"