EKSKLUZIVE/ Sherri me të dashurën, jepet vendimi për Solomon. Ja kur del nga burgu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2021 | 23:56

EKSKLUZIVE/ Sherri me të dashurën, jepet vendimi për Solomon. Ja kur del nga burgu

Ish-sulmuesi i Partizanit, Theofilus Solomon, u  arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit, nën akuzën “Dhunë në familje”. 25-vjeçari pati një debat të ashpër me partneren e tij në mes të lagjes ku banonin dhe është arrestuar.

B963AF41-15B7-4996-A011-550120FEF0B9

Sulmuesi nigerian depozitoi ankimimin e tij në Gjykatën e Apelit, teksa “Panorama Sport” ka zbuluar se Gjykata e Apelit, lidhur me vlerësimet e ligjshme të arrestit në flagrancë, ka vendosur masën e sigurimit personal “Grancia Pasurore e parashikuar nga neni 236 K.Pr.Penale në shumën 300 mijë lekë, e cila duhet të paguhet brenda 5 ditëve.

Deri në shlyerjen e kësaj shume, Solomon, është i detyruar të qëndrojë në masën e sigurimit “arrest me burg”. Ish-sulmuesi i Partizanit mund të dalë nga burgu në momentin e depozitimit të grancisë pasurore.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

FOTO EKSKLUZIVE/ Arrestimi i Solomon, zbulohet e dashura shqiptare që u dhunua nga ish-sulmuesi i Partizanit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"