Lajm i bujshëm nga Spanja, Modriç i sugjeron Perezit mbrojtësin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2018 | 22:50

Lajm i bujshëm nga Spanja, Modriç i sugjeron Perezit mbrojtësin shqiptar

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj është një nga më të kërkuarit në merkato, falë paraqitjes së shkëlqyer me Napolin. Së fundmi emri i tij është duke qarkulluar te kampionët e Europës, Real Madrid.

CvIZ9dLWYAANY-v

Media spanjolle “Don Balon” zbulon se mesfushori kroat Luka Modriç ka biseduar me presidentin Perez, ku përveç se ka qartësuar të ardhmen, i ka sugjeruar presidentit, mbrojtësin e Sociedadit, Odriozola dhe futbollistin shqiptar Elseid Hysaj, i cili shikohet si një alternativë bindëse në krahun e djathtë.

hysaj

Klauzola nuk është aspak problem për Realin e Madridit dhe në rast se mbrojtësi shkodran është në planet e skuadrës madrilene mund të kalojë pa u menduar 2 herë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"