Laçi, sot për të thyer tersin me rrogozhinasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2024 | 10:50

Laçi, sot për të thyer tersin me rrogozhinasit

Laçi do të përballet për të tretin edicion radhazi me Egnatian në Kupën e Shqipërisë, teksa sot në 13:30 pret rrogozhinasit në ndeshjen e parë të vlefshme për turin çerekfinal.Laci

Në dy sezonet e fundit Egnatia ka rezultuar si kundërshtari më i vështirë për kurbinasit, pasi i ka mposhtur sistematikisht mes kampionatit dhe Kupës. Mirëpo, ai barazim në kampionat pak javë më parë kundër Egnatias në transfertë, ka shtuar moralin tek të besuarit e Mirel Josës për të tentuar tashmë kualifikimin në turin gjysmëfinale pas dy përballjeve që do të kenë me këtë kundërshtar.

Skuadra është e plotë në dispozicion të Josës, teksa i vetmi lojtar që ka pasur probleme në ditët e fundit ka qenë Uilliam Melo. Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse braziliani do të grumbullohet sot për këtë takim, ndërsa pjesa tjetër e grupit po kalon një moment të mirë. Laçi vjen pas barazimit 1-1 në kampionat kundër Dinamos dhe në krahasim me ndeshjen e fundit, Josës i rikthehet Indrit Prodani, i cili pritet të luajë si titullar në krahun e majtë të mbrojtjes. Gjasat janë që të ketë lëvizje në formacion, pasi trajneri ka dilema për mesfushën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"