Laçi firmos me mesfushorin Jetmir Sefa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2014 | 10:40

Laçi firmos me mesfushorin Jetmir Sefa

Sefa JetmirNisin zyrtarizimet e para te Laçi. Jetmir Sefa është firma e parë në kampin kurbinas. Mesfushori i cili e mbylli sezonin te Kastrioti, për sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e bardhezinjve, duke qenë se ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare. Lojtari ishte në “lupën” e Kukësit e Flamurtarit, por presidenti Laska e ka bindur tiranasin me ofertën e tij, duke i dhuruar një nga mesfushorët më cilësorë të kampionatit teknikut Nica. E për më tepër, kur në sfidën e parë të Ligës së Europës kapiteni Vucaj nuk do të jetë gati, pasi është pezulluar me karton të kuq në sfidën e vitit të shkuar me luksemburgasit e Diferdanzhit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"