Kupa e Shqipërisë, Laçi ia kalon edhe Skënderbeut në ndeshjen e parë

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 13, 2017 | 14:59

Kupa e Shqipërisë, Laçi ia kalon edhe Skënderbeut në ndeshjen e parë

Laçi ka shpartalluar me rezultatin 0-12 Sopotin në takimin e parë të Kupës së Shqipërisë të zhvilluar në një prej fushave të Qendrës së Ekipeve Kombëtare në Kamzë. Bardhezinjte e Stavri Nicës janë treguar të pamëshirshëm ndaj librazhdasve duke mos reshtur së shënuari. Në sfidën e sotme ka debutuar edhe…

Laçi ka shpartalluar me rezultatin 0-12 Sopotin në takimin e parë të Kupës së Shqipërisë të zhvilluar në një prej fushave të Qendrës së Ekipeve Kombëtare në Kamzë.

Kamza Laci

Bardhezinjte e Stavri Nicës janë treguar të pamëshirshëm ndaj librazhdasve duke mos reshtur së shënuari. Në sfidën e sotme ka debutuar edhe sulmuesi kongolez Idris Mbombo i ardhur ne formë huazimi nga Al Shabab, i cili realizoi dopietë.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-3 ndërsa në pjesën e dytë kurbinasit shënuan edhe 9 herë të tjera. Futbollisti i afruar nga radhët e Shkëndijës së Tiranës, Redon Xhixha ishte padyshim edhe njeriu i ndeshjes, i cili realizoi plot 5 gola. Ndeshja e kthimit do të luhet pas 1 jave ne stadiumin e Laçit.

Sopoti-Laç 0-12

Shënues: Bushi 16′, Uzuni 26′, Mbombo 28′ 65′, Lushkja 47′, Shala 50′, Xhixha 52′ 57′ 82′ (p), 85′ 90′, Fangaj 87′






www.minuta90.com