Kukësi sulmon vendin e dytë, por ndaj Skënderbeut i mungon bomberi që vulosi duelin e kaluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2022 | 13:13

Kukësi sulmon vendin e dytë, por ndaj Skënderbeut i mungon bomberi që vulosi duelin e kaluar

Kukësi u kthye ditën e djeshme në fushë për të nisur javën anti-Skënderbe, kundërshtar që e kanë mundur në fazën e dytë me golin e Vasil Shkurtajt.

kukesi shkurtaj

Tani ekipi shpreson të nisë një ecuri pozitive për të blinduar vendin e tretë. Shkurtaj me shumë gjasa edhe në këtë ndeshje nuk do të jetë i gatshëm, pasi vijon i dëmtuar, ndërsa ka lajme të mira sa i përket Lulajt dhe Mustës, të cilët po riaftësohen.

Ai ndaj Skënderbeut është goli i vetëm i sulmuesit të skuadrës verilindore n♪7 k♪7t♪7 sezon, gol të cilin e shënoi pak çaste pasi hyri në fushën e lojës në atë duel. Por më pas Shkurtaj vuajti vazhdimisht nga problemet fizike dhe dëmtimet, duke kufizuar ndjeshëm minutazhin e tij në fushë.

PANORAMASPROT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"