Kukësi plot opsione, Longo vendos për 11-shen ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2022 | 10:10

Kukësi plot opsione, Longo vendos për 11-shen ndaj Partizanit

Kukësi nuk ka asnjë mungesë për ndeshjen e sotme ndaj Partizanit dhe trajneri Longo ka liri zgjedhjeje për 11 lojtarët, që do të zbresin nga minuta e parë në fushë ndaj Partizanit.

PARTIZANI KUKESI 1

Mund të themi se italiani i ka qartësuar tashmë idetë.

Tafas do të jetë në portë, teksa para tij vendosen Musta, Pëllumbi, Lulaj dhe Gligorov.

Në mesfushë Milunoviç pritet ta nisë nga minuta e parë, duke fituar duelin me Shqiprim Taipin, teksa ky repart plotësohet me Gjelbrim Taipin dhe spanjollin De Lukas.

Në sulm pritet që Longo të startojë me Bashën, Feizhaon dhe Shkurtajn. Ky i fundit që nga goli në debutimin ndaj Skënderbeut, nuk e ka provuar më shijen e të shënuarit.

KUK

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"