Kukësi në “gijotinë”, klubi do kthesë urgjente/ Stadiumi s’është gati, opsioni ndaj Teutës mbetet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2022 | 11:47

Kukësi në “gijotinë”, klubi do kthesë urgjente/ Stadiumi s’është gati, opsioni ndaj Teutës mbetet…

Humbja e fundit në Laç ka bërë që Kukësi të humbasë terren me kreun, ndonëse për shkak të humbjes së Tiranës, diferenca vijon të mbetet po nëntë pikë. Mirëpo, më shumë sesa humbja, ajo që shqetëson në kampin verilindor është loja e dobët e zhvilluar përballë një rivali direkt.

KUKESI 1

Për këtë arsye në klub pritet të bëhet një analizë e thellë për të çuar te shkaqet e kësaj paraqitjeje të dobët. Me dy rivalët direkt, Kukësi ka pësuar shtatë gola dhe nuk ka shënuar asnjë, duke treguar edhe mangësitë e kësaj skuadre në krahasim me kundërshtarët.

Gjithsesi, kjo humbje e fundit do të jetë objekt analize nga vetë Longo, për të nxjerrë në pah problemet e skuadrës, për më tepër që është konsideruar edhe si një nga ndeshjet më të dobëta të kampionatit.

Pas ndeshjes me Laçin, për herë të parë këtë sezon italiani pranoi supermacinë e kundërshtarit, duke pranuar humbjen.

Nuk dihet nëse për të bërë analizën do të zbresë në fushë edhe vetë presidenti Gjici, sepse po sheh që skuadra të humbasë terren dhe të vërë në rrezik edhe objektivin Europë.

Fakti që skuadra doli nga Kupa, pjesëmarrja në Europë arrihet vetëm nëpërmjet kampionatit dhe duhet mbajtur me çdo kusht vendi i tretë, që kanë aktualisht.

TIFOZËT – Paraqitja e bërë ndaj Laçit ka bërë që në drejtim të skuadrës të vërshojnë pakënaqësitë nga ana e tifozëve, të cilët kanë shfryrë në rrjetet sociale.

Këta të fundit kanë hedhur akuza ndaj gjithë klubit, duke mos kursyer lojtarët, trajnerin, si edhevetë drejtuesit.

Gjatë dy fazavetë para Kukësi ishte një skuadër që edhe kur humbte ishte e vështirë ta mundje, ndaj mënyra se si humbasin duket se nuk i ka pëlqyer dhe kanë zgjedhur faqen e klubit për të reaguar dhe shfryrë. Megjithatë, një fitore ndoshta nëndeshjen e radhës ndaj Teutë smund të afrojë sërish tifozët me ekipin, sepse sido që të shkojnë gjërat, Kukësi ndodhet ende brenda objektivave, pasi aktualisht është në vendin e tretë në klasifikim.

STADIUMI – Me shumë gjasa, as këtë javë nuk do të ketë një rikthim të Kukësit në shtëpinë e vet, sepse stadiumi ende nuk është gati. Për përballjen me Teutën kanë qenë në tavolinë tri stadiume: i Rrogozhinës, Elbasanit dhe Shkodrës, por dy të parët janë të zënë dhe i vetmi opsion mbetet “Loro Boriçi”.

Megjithatë, ende nuk ka një vendim zyrtar, por për momentin vetëm ky impiant është i lirë. Në Shkodër kuksianët kanë edhe fatin me vete, sepse përgjatë këtij sezoni ia kanë dalë që të marrin gjithnjë rezultate pozitive, ndaj shpresohet që kështu të ndodhë edhe ndaj Teutës.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"