Kontrata e 16-vjeçarit/ Kërkesa të larta dhe Ibra, frenim në rinovimin e Kamardas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2024 | 20:44

Kontrata e 16-vjeçarit/ Kërkesa të larta dhe Ibra, frenim në rinovimin e Kamardas

Punësimi i Françesko Kamardës si profesionist tek Milani ka ngecur. E përditshmja “Tuttosport” ka dhënë përditësimet më të fundit për këtë çështje. Pengesat për momentin sigurisht që do të përfaqësoheshin nga shifrat.

KAMARDA MILAN

Menaxher i tij Xhuzepe Rizo aktualisht po bën kërkesa të ekzagjeruara (2 mln euro në sezon për tre vite), jo në përputhje me atë që Milani do të ishte i gatshëm të ofronte. Në këto kushte meriton vëmendje edhe faktori Zlatan Ibrahimoviç.

Suedezi ka qenë gjithmonë nën menaxhimin e Mino Raiolas dhe njeh botën e kërkesat e menaxherëve çka bën që ai të dijë mirë që Beppe Riso ka shumë klientë në botën kuqezi. Ajo që është e sigurt është se Ibra nuk do të pranojë të vendoset me shpatulla pas murit, por është po aq e vërtetë që do të ishte gabim që “Djalli” të humbiste një lojtar kaq premtues si 16-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"