Kompletohet skuadra, Laçit i kthehen edhe Ademir dhe Sefgjini

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2017 | 12:14

Kompletohet skuadra, Laçit i kthehen edhe Ademir dhe Sefgjini

Laçi ka bërë një ecuri të mirë në këtë sezon futbollistik, duke mbajtur vendin e pestë në tabelën e klasifikimit, edhe pse ka në përbërje lojtarë të rinj në moshë. Barazimi i fundit në transfertë ndaj Luftëtarit ka rritur ndjeshëm optimizmin në radhët e ekipit dhe synohet një tjetër rezultat pozitiv, këtë herë ndaj Kukësit në shtëpi. Në ndeshjen që do ta luajnë të shtunën, kurbinasit do të jenë të plotë.

laci

Për trajnerin Mezani do të rikthehen Ademir, i cili ka lënë pas dëmtimin, dhe Sefgjini që ka qenë i pezulluar për shkaqe kartonësh. Në një situatë të tillë, trajneri do të ketë mundësi të hedhë në fushë nga minuta e parë formacionin më të mirë.

Në një ndeshje të tillë edhe barazimi është një rezultat duke qenë se përballë laçianëve do të jetë ekipi kampion në fuqi. Gjithsesi, te Laçi shpresojnë që të shfrytëzojnë momentin jo të mirë që po kalon ekipi verilindor, për t’i shkëputur pikë, të cilat do t’i jepnin më shumë siguri skuadrës në tabelën e klasifikimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"