KATEGORIA E PARË/ Skënderbeu gjen fitoren e parë në kampionat, Apolonia “leksion” në derbi Lushnjës! Festojnë edhe Korabi me Tërbunin, ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2022 | 20:01

KATEGORIA E PARË/ Skënderbeu gjen fitoren e parë në kampionat, Apolonia “leksion” në derbi Lushnjës! Festojnë edhe Korabi me Tërbunin, ja të gjitha rezultatet

U luajtën në orë 15:00, katër sfidat e vlefshme për javën e katërt të Kategorisë së Parë, ku u regjistruan në total plot 14 gola. Skënderbeu i Migen Memellit, ka gjetur fitoren e parë në kampionat, duke mposhtu me përmbysje Luzin 2008 me rezultatin 1-2 në sfidën e zhvilluar në Shijak. Ndërkohë në sfidat e tjera, Apolonia mposhti bindshëm me rezultatin 3-0, Lushnjën e Klodian Duros në derbin e Myzeqesë.

 

kategoria-e-pare-1

Korabi bëri detyrën në shtëpi ndaj Turbinës, duke triumfuar me rezultatin 2-1. Një fitore dramatike më përmbysje arriti edhe Tërbuni i Alcanit në transfertë ndaj Besëlidhjas. Edhe pse në fillimin e ndeshjes pukjanët e gjetën veten në avantazh të dyfishtë, arritën të përmbysnin duke fituar me rezultatin 2-3.

Vlen të theksohet se po ditën e sotme, në orën 12:30, u zhvilluar në Vlorë dueli mes Flamurtarit dhe Besës që përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të kuqezinjve.

REZULTATET:

LUZI 2008-SKËNDERBEU 1-2

Ferraj 39′ / Lika 56′, Pusi 65′

APOLONIA-LUSHNJA 3-0

Maksuti 19′ , Antoni 87′ , Kurti 90+7′ 

KORABI-TURBINA 2-1

Lala 33′ , Beshiraj 73′  / Sota 77′ 

BESËLIDHJA-TËRBUNI 2-3

Da Silva 11′ (p), Freire 14′ / Hysa 15′,  Tafili 33′ , Xhabrahimi 86′  

FORMACIONET ZYRTARE:

LUZI 2008-SKËNDERBEU

LUZI 2008: Varfi, Xhika, Ramazani, Gjinaj, Dushaj, Ferraj, Hoxha, Çuçka, Spahiu, Hima, Zeqiraj.

Trajner: Lorenc Pashja

SKËNDERBEU: Ruçi, Zguro, Rapa, Prenci, Beci, Liço, Temitope, Pecani, Frashëri, Ali, Pusi.

Trajner: Erjon Llapanji

APOLONIA-LUSHNJA

APOLONIA: Bushi, Asllanaj, Shanaj, Maksuti, Repaj, Topi, Ndubuisi, Antoni, Orelesi, Rakipaj, Kurti.

Trajner: Mariglen Kule

LUSHNJA: Kaloshi, Ruco, Basha, Daci, Meta, Pepa, Haxhiu, Andoni, Camko, Korreshi, Magani.

Trajner: Klodian Duro

KORABI-TURBINA

KORABI: Mehidri, Hoxhaj, Lila, Lala, Paplekaj, Tabaku, Joti, Mziu, Beshiraj, Dragoj, Keko.

Trajner: Shpend Kumbarçe

TURBINA: Laroshi, Isha, Musaj, Zaimi, Brahja, Abiodun, Ahanonu, Buxhelaj, Zani, Gonzalez, Cema.

Trajner: Bledar Devolli

BESËLIDHJA-TËRBUNI

BESËLIDHJA: Demi, Metaliaj, Da Silva, Pergjoni, hepaj, Nunjes, zere, Gjoka, Shehu, Bruka, Dibra.

Trajner: Alban Bruka

TËRBUNI: Vata, Ruqi, Metani, Peqini, Xhabrahimi, Hysa, Hoxhaj, Tafili, Saliaj, Baholli, Filipi.

Trajner: Alert Alcani

PANORAMASPORT.AL

KATEGORIA E PARË/ Flamurtari merr fitoren e dytë në kampionat, vlonjatët mposhtin me dy gola në shtëpi Besën

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"