KATEGORIA E PARË/ Flamurtari merr fitoren e dytë në kampionat, vlonjatët mposhtin me dy gola në shtëpi Besën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2022 | 14:32

KATEGORIA E PARË/ Flamurtari merr fitoren e dytë në kampionat, vlonjatët mposhtin me dy gola në shtëpi Besën

Flamurtari ka arritur të triumfojë me rezultatin 2-0 ndaj Besës në stadiumin “Flamurtari”, e vlefshme për javën e katërt të Kategorisë së Parë.

besa flamurtari

Kuqezinjtë zhbllokuan avantazhin në minutën e 25′ me autor Jurin, i cili dërgoi topin në fundin e rrjetës me penallti.

Goli i dytë dhe i vulosjes së takimit u shënua nga Oliveira në minutën e 34′, duke ia bërë çdo gjë të thjeshtë ekipit të drejtuar nga Marselo Troisi.

Vlonjatët marrin kështu tre pikëshin e dytë në këtë kampionat dhe renditen në vendin e dytë në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Besa e Kavajës, renditet në vendin e 11 me 4 pikë të grumbulluara.

FT | FLAMURTARI 2-0 BESA

Juri (p) 25′, Oliveira 34′

RE KAT

FORMACIONET ZYRTARE –

FLAMURTARI – Moçka; Disha, Qarri, Silue, Liçaj; Juri, D. Pjeshka, Oliveira, Metani; Fernando, Xhonatan. Trajner: Marselo Troisi.

BESA – Dobjani; Perja, Reçi, Raza, Nurja; Osma, Kuka, Myzeqari, Lila; Onuh, Sulovari. Trajner: Gugash Magani.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Ervin Kotemelo (Tiranë)

Asistent i parë – Bariokels Hamzaj (Korçë)

Asistent i dytë – Adhurant Mema (Pogradec)

Arbitër i katërt – Erald Demiraj (Pogradec)

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"