KATEGORIA E PARË/ Bylisi dhe Vora bëjnë detyrën, Apolonia mund Kastriotin në Fier. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2024 | 23:51

KATEGORIA E PARË/ Bylisi dhe Vora bëjnë detyrën, Apolonia mund Kastriotin në Fier. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

Kategoria e Parë ka luajtur sfidat e para të fazës së tretë, me disa prej pretendenteve që morën tre pikët, por që kishte dhe surpriza.

kategoria-e-pare-1

Bylisi fitoi mes vuajtjesh në Ballsh përballë Tomorit të vendit të fundit, me rezultatin 2-1.

Detyrën bëri edhe Vora, që triumfoi 3-0 kundër Besës në shtëpi. Apolonia nuk gaboi përballë Kastriotit, duke fituar 2-0 në Fier dhe duke forcuar pozitat në zonën “play off”.

Surpriza erdhi nga Vlora, me Burrelin që mundi Flamurtarin me rezultatin minimal 0-1.

Një fitore të rëndësishme e mori edhe Korabi, që mundi një rival direkt për “play off” si Lushnja me rezultatin 2-1.

REZULTATET:

VORA-BESA 3-0

Prengaj 47′, Raboshta 49′, Qardaku 64′

BYLIS-TOMORI 2-1

Ruçi 17′, Kibe 64′ / Hysolli 40′ 

FLAMURTARI-BURRELI 0-1

Ferruku 49′

APOLONIA-KASTRIOTI 2-0

Umejiego 28′, Bejzade 38′

GOLI I UMEJIEGOS (VIDEO)

KORABI-LUSHNJA 2-1

Çema 26′, Kasalla 90+5′ / Olola 47′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"