“Ka një moment të dyshimtë tek autogoli i Behiratçes”, Mehmeti: Më vjen shumë keq për mënyrën si pësojmë, japim maksimumin kundër Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2024 | 18:43

“Ka një moment të dyshimtë tek autogoli i Behiratçes”, Mehmeti: Më vjen shumë keq për mënyrën si pësojmë, japim maksimumin kundër Teutës

Dinamo humbi sot në sfidën me Egnatian dhe tashmë ka zbritur në vendin e 7-të duke e pasur shumë më të vështirë arritjen e okjektivit, futjen në “Final 4”. Pas ndeshjes foli edhe trajneri i bluve, Dritan Mehmeti.

bandicam 2024-05-08 18-31-51-860

“Kaçorri nuk ka qenë në ksuhte të mira fizike dhe normalisht më vjen keq sepse në pjesën e parë lojtarët bënë gabime nga presioni pasi duan të skojnë tek goli dhe fitorja. Më vjen keq si pësojmë golin pasi tek pësimi i golit duhet të rishikohej tek VAR- i për një ndërhyrje të Mijës, pjesën e dytë patëm dy tre raste të mira me Vilën, Kaçorrin dhe Zabërgjën. Më vjen keq se dominojmë lojën dhe nuk shënojmë, sot e gatuam vetë pësimin e golit. 

Më vjen keq që dominon lojën në 6 situata dhe pëson gol të tillë, si me Vllazninë. Ishim shumë afër dhe tani e kemi shumë të vështirë për të arritur një objektiv shumë të mirë për klubin e Dinamos që ka vite që e kërkon. E kemi një shans dhe do bëjmë maksimumin me Teutën, pavarësisht se varemi nga tjerët. Duhet të ishim më të qetë në disa ndeshje dhe të menaxhonim më mirë presionin psikologjik.

E kam theksuar dhe shpesh herë se normalisht kur humbet të tilla raste flagrante, lojtarët ndjejnë presion. Janë lojtarë shumë të rinj, 2-3 kemi me eksperiencë. Të tjerët janë lojtarë që kanë luajtur për herë të parë në Superiore. Janë rritur, kanë bërë punë shumë të mirë. Duhen lojtarë të menaxhojnë këto situata. Ndoshta normalisht nuk kishim mundësi për lojtarë në mesin e fushës më me eksperiencë për situata të tilla.

Mendoj përsa i përket Dinamos 18 herë kampione, duhet të jetë për Europë dhe që të fitojë titullin. Për mua kur e mora është periudhë e mirë sepse situatë e vështirë dhe skuadra është ndërtuar nga dikush tjetër. Ne kemi qenë gjithë kohës afër për shkuar te “Final 4” dhe e kemi prap mundësinë. Duhet të mësojmë nga gabimet si të ndërtojmë një skuadër. Kemi fituar elementë të mirë dhe kemi bosht të mirë.

Unë mendoj që Dinamo ka bërë shumë lojëra të mira dhe është rritur goxha por duhet të kërkosh 3-4 lojtarë që kanë shkuar në Europë unë jam i kënaqur nga djemtë se kanë dhënë maksimumin.

Egnatia ka qenë goxha mirë, edhe Partizani deri diku se ka dy skuadra. Duhet një menaxhim më i mirë, përsa i përket e meriton apo jo, edhe mund ta meritonim se kemi qenë shumë afër, as Tirana, Skënderbeu dhe Teuta skanë bërë më shumë se ne dhe pse të shkojnë ata para nesh. Kjo situatë të vendos shumë në siklet kur trajneri punon gjatë gjithë javës të vjen shumë keq për çunat dhe klubin e presidentin se ka investuar shumë të pësosh kaq shumë, por jo në këtë formë dhe të pësosh me një aksion të vdekur. Unë kam besim që ne bëjmë maksimumin ndeshjen e fundit, varet nga të tjerët pastaj”, deklaroi Mehmeti për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"