Ka humbur vendin e titullarit, drejtori sportiv i Legias kritikon ashpër Muçin: Nuk mund ta fusim në skuadër vetëm se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2022 | 16:40

Ka humbur vendin e titullarit, drejtori sportiv i Legias kritikon ashpër Muçin: Nuk mund ta fusim në skuadër vetëm se…

Ish-sulmuesi i Tiranës, Ernest Muçi, duket se ka humbur shkëlqimin që ka pasur në fillim të sezonit me Legian e Varshavës, i cili nuk ka luajtur asnjë minutë në tre sfidat e fundit.

muci

Në një intervistë për mediat, drejtori sportiv i Liegias së Varshavës, Jaçek Zielinski, kur u pyet për shqiptarin, nuk i ka kursyer kritikat.

“Ai dukej mirë në fillimin e kampionatit, por më pas disa lojtarë kaluan një periudhë të mirë dhe disa më të keqe. Në sfidat e fundit është luajtur me Rosolek, i cili vrapon më shumë në zonën e penalltisë. Shqiptari këtë gjë e bën më rrallë, por luan dhe gjuan nga distanca”, u shpreh Zielinski.

Gjithashtu ai shtoi: “Të gjithë u paraqitëm dobët kundër Vartës dhe as Muçi nuk ra në sy. Ndoshta ai mund të dallohej me minutat që kishte përballë Gornik. Vukoviç është një trajner shumë i drejtë dhe gjykon atë që ndodh në ndeshje dhe në stërvitje. Nuk mund të mendosh që nëse dikush është i talentuar, do ta fusim patjetër në skuadër”, përfundoi drejtori sportiv i polakëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"