Dalloi me legjendën Nesta, mesfushorin shqiptar e duan në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2024 | 22:03

Dalloi me legjendën Nesta, mesfushorin shqiptar e duan në Serinë A

Sezoni i sapo përfunduar ishte padyshim një nga më të mirët për Elvis Kabashin, mesfushorin e Rexhianës, i cili mundi të dallonte nën drejtimin e Alesandro Nestës, duke demonstruar të gjithë vlerën e tij në fushë.

elvis kabashi

Futbollisti i lindur në vitin 1994 ka tërhequr vëmendjen e disa drejtuesve të klubeve të Serisë A dhe Serie B, të cilët po ndjekin nga afër paraqitjet e tij në kuadër të vitit të ardhshëm futbollistik, e mes tyre do të ishte edhe Sasuolo.

Sipas asaj që raportohet nga “Sportitalia”, janë tri skuadra që kanë shfaqur interesim të madh për mesfushorin shqiptar: Empoli, Sasuolo dhe Kremoneze.

Këto klube tashmë kanë kërkuar informacion për lojtarin, duke hedhur kështu hapat e parë për vitin e ardhshëm. Sirenat e Serisë A dhe Serie B po bien për Kabashin i cili ka dalë nga sektori i të rinjve të Juventusit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"