Interi fiton titullin kampion të Serisë A, Inzagi: Është çmenduri, as vetë nuk po e besoj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2024 | 9:20

Interi fiton titullin kampion të Serisë A, Inzagi: Është çmenduri, as vetë nuk po e besoj

Më në fund erdhi titulli i parë kampion. I shkoi pranë me Lacion dhe 2 vite më parë me Interin, por e treta ishte e vërteta për Simone Inzagin. Trajneri i Interit është shumë i emocionuar dhe e ndan këtë me të gjithë Interin.

Simone Inzagi duke festuar me stafin dhe lojtarët

Simone Inzagi duke festuar me stafin dhe lojtarët

HAKMARRJE– “Është një mbrëmje e bukur për ta ndarë me të gjithë Interin, me drejtuesit dhe presidentin. Fola me të dhe ishte shumë i lumtur. Një mendim shkon për tifozët, për familjen dhe prindërit e mi. Për bashkëshorten dhe djemtë. Këta 3 vite kanë qenë të rëndësishëm. Nuk ka vend për hakmarrje, por vetëm për festë. Këtë trofe dua ta ndaj me ata”.

KRENAR– “Ndihem krenar për këta njerëz, për pasionin e tifozëve. Kur e kthej kokën mbrapa shoh 6 trofe të fituar dhe një finale Champions-i të humbur. Ishte e vështirë ta imagjinoja kaq ecuri pozitive. Kam gjetur lojtarë që më kanë dhënë gjithçka. Të gjithë kanë kontribuar në këtë fitore të madhe. Fakti që e fituam në shtëpinë e Milanit është diçka që do të mbetet në histori. Por Milani duhet respektuar për atë që ka bërë. Nuk ishte një ndeshje e lehtë për ata në nivelin psikologjik. Kanë qenë rivalë të fortë në këto 3 vite dhe do të jenë të tillë”.

MERITAT- “Puna e përditshme është sekreti i kësaj skuadre. Është diçka e paharrueshme. Më thonë që ka shumë tifozë duke festuar nëpër sheshe dhe e meritojnë të festojnë”.

TITULLI- “Donim patjetër ta fitonim patjetër kundër Milanit. Kisha pritshmëri të mira. Ka rënë shi gjithë ditën dhe lojtarët zbritën në stërvitje për të punuar me disa detaje për goditjet standarde. Kemi bërë një ndeshje inteligjente. Duhet ta mbyllnim në pjesën e parë ndeshjen”.

HISTORIK– “Sigurisht që jam shumë krenar që u futa në listën e trajnerëve më fitues. Unë kthehem mbrapa dhe shoh shumë ndeshje. Se si luajtëm kundër Realit në ndeshjen e parë të Champions-it. Ndoshta nuk e kuptoj dot se çfarë gjëje të jashtëzakonshme kam arritur”.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"