Interesim i jashtëzakonshëm për Real Madrid-PSG, një biletë në stadium kushton… 24 mijë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2018 | 19:48

Interesim i jashtëzakonshëm për Real Madrid-PSG, një biletë në stadium kushton… 24 mijë euro

Edhe pse duhen 12 ditë nga zhvillimi i ndeshjeve, emocionet e Champions League kanë filluar të ndihen. Real Madrid – PSG është padyshim një nga ndeshjet me të forta të fazës së 1/8-ve.

real-madrid-vs-psg-600x458

Përveç se një përballje e çmendur, për shkak të lojtarëve cilësor që 2 skuadrat kanë në përbërje, kjo supersfidë është shoqëruar nga një tjetër çmenduri. Atë të çmimit të biletave. Interesimi ka qenë aq i lartë sa biletat për publikun e përgjithshëm u shitëm për vetëm 37 minuta.

15175916836427

Në portalet e rishitjes, si “Stubhub”, çmimet për një hyrje në “Santiago Bernabeu” variojnë nga 300 euro … deri në 24,000 euro!  Drejtuesve të Real Madridit u desh të ndërhynin për këtë çështje. Për të penguar rishitjen e biletave në tregun e zi, biletat nuk do të pranohen të printuara, por vetëm në versionin online nga telefoni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"