Ikën Gilberto, kusht për transferimin, 100 mln lekë nëse luan sërish në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2014 | 14:29

Ikën Gilberto, kusht për transferimin, 100 mln lekë nëse luan sërish në Superiore

Behari prezanton GilbertonSulmuesi brazilian, Gilberto Fortunato, është lojtari i parë që do të largohet nga Flamurtari pa u mbyllur ende ky vit. Burime të sigurta të “Panorama Sport” pranë klubit kuqezi, konfirmuan dje se pas ndeshjes së të dielës me Kukësin, 27-vjeçari do të udhëtojë menjëherë drejt Brazilit për të mos u kthyer më në Vlorë. Lajmi konfirmohet për gazetën edhe nga vetë menaxheri shqiptar i futbollistit, Alban Kashari. Sipas këtij të fundit, Gilberto ka rënë dakord me drejtuesit e klubit për prishje të kontratës me mirëkuptim. Në fakt, më- sohet se ka qenë një kërkesë e vetë brazilianit për t’u rikthyer në vendlindjen e tij. “Ka hapur një biznes privat në qytetin e tij, Florianopolis dhe kërkon që të vazhdojë edhe karrierën në Brazil. Ky është motivi i largimit para kohe nga Flamurtari”, tregon njeriu më i afërt i brazilianit.

Prapaskenat Për t’i paraprirë çdo situate të pakëndshme, mësohet se drejtuesit e Flamurtarit i kanë vendosur një kusht futbollistit për ta lënë të lirë. “Nuk mund të luash në asnjë skuadër të Superiores”, mësohet të ketë qenë kërkesa e vlonjatëve. Palët pritet të zyrtarizojnë këtë klauzolë, nga e cila lojtari është i detyruar të paguajë një shumë prej 100 milionë lekësh të vjetër në klubin vlonjat, gjithnjë nëse ndryshon mendje gjatë merkatos së janarit dhe vendos të luajë në një tjetër skuadër të Kategorisë Superiore. Drejtuesit kuqezinj kanë marrë garanci nga futbollisti, teksa ky i fundit u ka bërë të ditur se dëshiron të vazhdojë karrierën në Brazil dhe kurrsesi nuk do të zgjedhë një ekip shqiptar në janar. Zyrtarisht gjithçka do të mësohet pas ndeshjes së nesërme, që Flamurtari e luan në shtëpi, teksa pritet që trajneri Ramela ta aktivizojë Gilberton për herë të fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"