Hyshmeri: Goli për Maganin, njeriun që besoi tek unë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2014 | 8:54

Hyshmeri: Goli për Maganin, njeriun që besoi tek unë

Hyshmeri me fanellen e TiranesVetëm dy ditë u stërvit me Tiranën, dje u fut në fushë dhe shënoi. Renato Hyshmeri, i afruar rishtas në kryeqytet, debutoi me gola dhe për këtë fakt ai është më shumë se i lumtur. “Ishte një emocion i veçantë që të debutoja me gol! Kjo ishte ndeshja ime e parë me fanellën e Tiranës dhe mund t’ju them që është një nga ditët më të lumtura të karrierës sime. I gjithë besimi që më është dhënë nga stafi dhe në veçanti nga trajneri Magani shkuan edhe si dedikim në momentin e shënimit të golit. Qëllimet e Tiranës dihen, që të fitojë gjithmonë trofe, ndaj edhe unë jam bashkuar në këtë skuadër për të fituar sa më shumë. Shpresoj që ta arrij me Tiranën fitimin e titullit, meqë nuk e arrita me Partizanin”, u shpreh mesfushori për gazetën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"