Huazimet në horizont/ Bluzinjtë e Luftëtarit kërkojnë ndihmë te ballshiotët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2023 | 23:55

Huazimet në horizont/ Bluzinjtë e Luftëtarit kërkojnë ndihmë te ballshiotët

Luftëtari synon rikthimin në Kategorinë e Parë, por ende nuk janë gati. Nuk flasim fizikisht, por në organikë. Gjatë miqësores që luajtën në Ballsh, u munduan që të bëjnë edhe merkato.

Luftetari Stervitje

Stafi teknik i miqve pa me vëmendje disa elementë të ballshiotëve, që kërkon t’i ketë në ekip. Duke qenë se kanë kontrata, e vetmja formë mbetet huazimi. Dhe këtë kanë kërkuar gjirokastritët. Duan të marrin 2-3 lojtarë për të pasuruar grupin.

Nuk përjashtohet mundësia që kjo të ndodhë, kur dihet që Bylisi ka mbipopullim. Tashmë mbetet për t’u parë se kush mund të shkojë në Gjirokastër në formë borxhi nga lojtarët që nuk kanë shumë hapësira tek ekipi i Arian Bellait.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"