HISTORI| “Shuplakë që përvëlon” nga Tirana, bardheblutë turpëronin dy herë brenda një sezoni Partizanin me “manita” dhe 4 gola diferencë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 21:27

HISTORI| “Shuplakë që përvëlon” nga Tirana, bardheblutë turpëronin dy herë brenda një sezoni Partizanin me “manita” dhe 4 gola diferencë

Humbja e rëndë e Partizanit me 5 gola në derbi kundër Tiranës shënoi pikën më kritike të sezonit për të kuqtë. Me rezultatin 5-1, përveç dëmit moral dhe psikologjik, titulli kampion fillon të largohet akoma më shumë nga kampionët në fuqi të vendit.

Tirana455

Por, në historinë e gjatë rivalitetit Tirana-Partizani, të kuqtë regjistruan sot një nga humbjet më të rënda përballë 24-herë kampionëve të Shqipërisë.

Hera e fundit kur 16-herë kampionët e Shqipërisë janë mposhtur nga bardheblutë me 4 gola diferencë ishte në 30 prill të vitit 2005. Atëherë Tirana fitonte me rezultatin 4-0 ndaj Partizanit. Në atë takim, golat u shënuan nga Ansi Agolli, Fjodor Xhafa, Saimir Patushi dhe Altin Rraklli.

Po në të njëjtin sezon (2004-2005), Tirana e turpëroi sërish Partizanin, por me 5 gola në datën 2 tetor 2004. Në atë kohë, Tirana e drejtuar nga Sulejman Starova fitoi ndaj Partizanit me rezultatin 2-5. Për bardheblutë shënon Indrit Fortuzi dhe Devi Muka, secili nga një dopietë ndërsa në listën e golashënuesve ishte dhe Saimir Patushi.

Sezoni 2004-2005 është një sezonet më të arrira në historinë e Tiranës. Bardheblutë drejtoheshin atë kohë nga Sulejman Starova dhe ia dolën të fitonin titullin të 22-ë të kampionatit shqiptar me 84 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"