Hera e parë në histori, Interi regjistron statistikën e veçantë me fitoren e thellë ndaj Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2023 | 20:42

Hera e parë në histori, Interi regjistron statistikën e veçantë me fitoren e thellë ndaj Milanit

Interi i ka dhënë një leksion të mirëfilltë futbolli sot Milanit në derbi, duke e mundur me shifrat 5-1 dhe duke kthyer kuqezinjtë me këmbë në tokë në një sezon ku pritet shumë prej skuadrës së drejtuar nga Stefano Pioli.

a4dac8a4-54ba-11ee-a172-3b6840154c00_620x349

Por ashtu si në ndeshjet e fundit mes dy skuadrave, kanë qenë përsëri zikaltrit triumfues, duke regjistruar një sukses të pastër, që bëhet i pesti radhazi ndaj rivalëve historikë.

Kjo në fakt është hera e parë në historinë e tij që Interi arrin të fitojë 5 ndeshje radhazi ndaj Milanit në të gjitha aktivitetet zyrtare, pasi në të kaluarën, kuqezinjtë ia  kishin dalë që të ndalnin një ecuri të tillë te numri katër.

Ajo që bie në sy është se të gjithë këto fitore për rekordin e ri të zikaltërve, janë regjistruar në vitin 2023, duke filluar nga Superkupa në janar, për të vazhduar me dy sfidat e Champions dhe dy ndeshjet e kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"