Gvozdenoviç flet haptazi: S’ishte ndeshja më e mirë nga Skënderbeu, por jam i kënaqur me fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2024 | 19:36

Gvozdenoviç flet haptazi: S’ishte ndeshja më e mirë nga Skënderbeu, por jam i kënaqur me fitoren

 

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç ka folur pas fitores kundër Kukësit. Ai u shpreh i kënaqur për 3 pikët, por jo me lojën.

bandicam 2024-02-11 19-29-37-458

“Jam kënaqur me fitoren pasi ishte e rëndësishme, fusha ishte e vështirë dhe ishte shumë ftohtë. Kukësi ishte skuadër e mirë dhe i uroj shumë sukses në vazhdimësi. Ndoshta ishte ndeshja jonë më e keqe, nuk ishim mirë, nuk krijuam raste për gol, komplet s’ishte ndeshje e mirë nga Skënderbeu. Nuk ishim mirë në pjesën e parë në mesfushë, pas golit dhe në pushim, ndryshuam lojën. Kishim merak mos pësonim dhe jam i kënaqur me 3 pikët”, deklaroi ai për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"