Gvozdenoviç e pranon hapur: Ishim dobët sot, nuk kishim ekuilibër! Laçi e meritoi fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2023 | 16:16

Gvozdenoviç e pranon hapur: Ishim dobët sot, nuk kishim ekuilibër! Laçi e meritoi fitoren

Skënderbeu u mposht nga Laçi sot me rezultatin 0-2. Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenoviç.bandicam 2023-10-08 16-11-28-430

“Laçi e meritoi fitoren i uroj suksese. Në pjesën e parë në 25 minuta nuk ishim mirë, ata krijuan raste. Nuk jam i kënaqur nga pjesa e parë, në pjesën e dytë ishim më mirë, patëm energji më të mirë, prapë para portës nuk ishim pastër dhe qartë. Laçi e meritoi fitoren sot. Tani flasim pas ndeshjes, por nuk është problem sistemi, por ishte ndeshje e vështirë dhe ky ishte rezultati. Nuk kishim ekuilibër, kjo është e vërteta. Ishim dobët sot, nuk ishte ndeshje e mirë. Vetëm sot nuk ishim mirë, jemi gati për plan A dhe B. Ishim gati të reagonim pas rezultatit negative”, deklaroi ai për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"